E kanë dhënë dorëheqjen Gledis Nano apo jo? Kjo është kryefjala e ditës së sotme.
Vetë drejtori i policisë së shtetit nuk ka bërë asnjë reagim.
Por fakti që ka heshtur lë të kuptohet se e ka mbyllur ciklin e drejtimit.
Në media prej disa orësh po qarkullon emri i Muhamet Rrumbullakut si pasues i Gledis Nanos.
Disa e kanë bërë fakt të kryer, pasi sot Rrumbullaku është fiksuar nga kamerat në Kryeministri dhe ministrinë e Brendshme.
Por sa i vërtetë është lajmi?
“5pyetjet.al” kontaktoi zotin Rrumbullaku, i cili e mohoi.
“Jo. Nuk është e vërtetë që jam emëruar drejtor i policisë së shtetit” tha ai.
Por një lëvizje në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore krijon dyshime të forta.
Një burim tha për “5pyetjet.al” se Dritan Dorda është emëruar zëvendës i Muhamet Rrumbullakut te AMP-ja.
Një lëvizje e tillë duket se është përgatitje terreni për ta komanduar në krye të AMP-së në momentin që Rrumbullaku zyrtarizohet në orët në vazhdim në vendin e Gledis Nanos.
Deri tani nuk ka asgjë zyrtare.