Deputeti i Partisë së Lirisë ka reaguar gjatë konferencës për shtyp në lidhje me hetimet e SPAK për mbiemrin e ish-presidentit.
Meta është shprehur se kjo nuk dot përbëjë asnjë shkelje pasi dokumentet i kam firmosur me Meta dhe “kjo nuk më largon aspak nga përgjegjësia”.
Nga ana tjetër Vasili ka shtuar se kyreministri Edi Rama ka ndryshuar emrin në mes të detyrës së tij si ministri i kulturës.
“Ne kemi një rast interesant, dekrete të presidentit për emërimin e ish ministrit të Kulturës Edi Rama dhe të emërimit e zgjedhjes së tij si kryetari bashkie, ndërkohë që në 2002 Edi Rama ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi Rama.
I vetmi njeri që kemi që është në nivelet më të larta të politikës që një problem shumë të madh formal dhe ligjor se është dhe objekt i ligjit përvetësimi i postit shtetëror përmes mashtrimit me gjeneralitetit është rasti më tipik me Edi Ramën dhe e provuar.
Një njeri me identitet krejt tjetër ka mbajtur poste të rëndësishme e është çështje e madhe për t’u verifikuar. Ky duhet të ishte shqetësim i madh,” është shprehur Vasili.