Mesditën e sotme në media qarkulloi lajmi se drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen.
“5pyetjet.al” kontaktoi policinë e shtetit.
Burime zyrtare thanë për “5pytetjet.al” se “nuk ka asgjë zyrtare nëse Gledi Nano ka dhënë ose jo dorëheqjen” duke shtuar misterin.
Policia është tronditur muajt e fundit jo vetëm nga atentatet dhe vrasjet mafioze, por edhe skandalet brenda radhëve të saj.
I fundit ishte arrestimi i agjentit Jeton Lami, që dekonspironte aksionet e policisë për të shpëtuar Ervis Martianjn.