-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ola Xama: Matematika e Bordit të Transparencës

Kryesoret

Ka disa javë që mes gazetarëve të ekonomisë, Ministrisë së Financave, operatorëve të tregut të karburanteve dhe ekspertëve, është ndezur debati për mënyrën se si Bordi i Transparencës vendos çmimet e shitjes së naftës dhe benzinës.

Nga njëra anë është Ministria që akuzon gazetarët se në shumë raste nuk informojnë si duhet opinionin publik dhe shkruajnë lajme të rreme duke iu referuar çmimeve të bursës së naftës bruto dhe jo asaj ku tregtarët e tregut tonë blejnë produktin.

Sot jemi në këtë situatë:

– Çmimet e naftës bruto nuk janë të njëjta me naftën e përpunuar që shitet në Platts, por tendenca në rënie e tyre tregon se çmimet në të ardhmen do të ulen;

– Nëse gazetarët i referohen bursës Platts, Ministria e Financave kërkon që t’i referohen Platts Mediteran (CIF Med) ku e blejnë operatorët shqiptarë;

– Nëse kërkon të abonohesh në S&P për të dhënat e çmimeve kushton 5 mijë $/vit;

– Ministria e Financave thotë se nuk i lejohet të publikojë çmimin në bursën Platts CIF Med sepse janë të dhëna konfidenciale dhe rrezikon të paditet nëse i publikon;

– Ministria e Financave nuk sqaron se përse nuk paditen kur çmimet publikohen në buletinin e APP një javë më vonë.

Megjithatë javët e fundit, Ministria e Financave ka nisur të publikojë rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës në Platts nga vendimi i fundit që ka dhënë Bordi.

Tabela e të dhënave zyrtare të Ministrisë është bashkëngjitur në foto, ndërsa ndryshimi i çmimit sipas rritjes/uljes në bursa nuk është punuar nga Ministria.

Në reflektimin e çmimeve që kanë ndryshuar në Platts me ato që Bordi ka vendosur për tregun në Shqipëri vërehet se nuk ka përputhje aritmetike.

P.sh., nëse nafta më 11 gusht është rritur me 5 lekë/litër në tregun vendas sepse në bursa çmimi është 45$ më shumë, më 17 gusht bordi e ka rritur me 6 lekë litrin e naftës ndërsa në bursa është rritur me 40$.

Në një rast tjetër, më 17 gusht, bordi deklaronte se uli me 1 lek çmimin e benzinës pas rënies me 20$ të çmimit të 1 toni në bursa, por 6 ditë më vonë e rrit çmimin e benzinës me 4 lekë sepse ishte rritur me 16$ në Platts.

Më 23 gusht nafta rritet në treg me 12 lekë/litri sepse në bursa ishte rritur me 86 $, ndërsa më 26 gusht rritet me 9 lekë sepse ndërsa në bursa ishte rritur me 75$ nga hera e fundit që miratoi çmimin Bordi.

Tani pyetja që lind është çfarë matematike përdor Bordi?

Sa duhet të rritet çmimi i pakicës për 1$ rritje në bursa? 0.11 lekë, 0.12, 013, 0.15 apo 0.25 lekë siç ka ndodhur te rasti i benzinës?

Por në vendin tonë nuk kanë përse të dijnë matematikë as zyrtarët e Ministrisë së Financave, as ata të doganave apo autoriteteve të tjera. E rëndësishme është te dinë mirë ata të karburanteve, se mos na falimentojnë dhe po ikën ata, iku dhe shteti dhe ata që bëjnë sondazhet.

Këta duhet të jenë vigjilentë që kur të bëjnë sondazhet e opinionit publik dhe qytetarët të jenë të acaruar, Bordi të mblidhet e të ulë çmimin, siç bëri në mars – kur reagimet të mbeten spontane, çmimin mund t’a vendosë Bordi i Karburanteve!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit