-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr flakë një banesë në Berat, zbardhen detajet e para

Kryesoret

Flakët kanë pushtuar një banesë në Berat. Në banesën në pronësi të shtetasit Bastri Arapi është djegur plotësisht një nga dhomat, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se zjarrfikësit lokalizuan në kohë flakët, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave ngjitur.

Një banesë një katëshe në lagjen “Barrikadë”, prapa shkollës 9-vjeçare Zihni Toska në Berat është përfshirë sot nga flakët.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan grupet e shërbimit zjarrëfikës, të cilët me ndihmën e forcave të policisë bën të mundur nxjerrjen e banorëve nga banesa, pa lëndime.

4 mjetet zjarrëfikëse dhe 15 efektivët zjarrëfikës mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me shtëpinë që po digjej.

Si pasojë e zjarrit u dogj plotësisht një nga dhomat e banesës në pronësi të shtetasit Bastri Arapi,ndërkohë që fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar. Sipas shërbimit zjarrfikës Berat, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi, që rridhte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit