Njëri nga tre personat e arrestuar për spiunazh në Elbasan, ukrainasi Fedir Alpatov ka apeluar vendimin.
Shkalla e parë e la në burg, por ai u drejtua për në Apel për të kërkuar lirinë. Ai ka kërkuar lehtësimin e masës në “detyrim paraqitje”.
Ukrainasi së bashku me dy rusët akuzohen për spiunazh.
Ata u arrestuan pasi 10 ditë më parë njëri prej dy rusëve sulmoi me spray ushtarët në uzinën e Gramshit që i kërkuan të ndalonte.
Bashkë me dy të tjerët ai akuzohet për “goditje për shkak të detyrës” dhe “dhënia e informacioneve sekrete”.
Dosja është nën hetim. Në media dje u raportua se për të hetuar këtë cështje pritet që ët vijnë ekspertë të huaj të inteligjencës.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me CIA-n.