Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sërish sot projektin për Portin e Durrësit. Ai tha se porti i ri do të gati një dekadë të ndërtohet.
Shto këtu edhe spostimin e portit të Vlorës. Kjo do të thotë se mallrat do të vijnë pasi të shkarkohen nga porti i Tivarit në Malin e Zi.
E gjitha kjo është kosto e re për shqiptarët, tha ai.
“Afera e portit të Durrësit deri sot është afera më gjigande në Europë. Rama përvetëson mbi 1 mln m2 truall për ndërtime, barazuar me 3 mld euro.
Në këtë aferë me pasoja të rënda për vendin. Me pasoja të rënda për vendin që synojnë defaktorizimin e Shqipërisë për transportin në BE dhe NATO.
Edi Rama parashikon investime në 2 mld euro në atë që quhet marinë turistike.
Shqiptarët me këtë lëvizje gjobiten së paku edhe me një miliard euro që sipas Ramës do të përdoren për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.
Ndërtimi do gati një dekadë dhe spostimi i portit të Vlorës. Kostoja e transportit të mallrave nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme.
Një gjobë e re për shqiptarët” tha ai. Sali Berisha kërkoi anulimin e projektit dhe nisjen e hetimeve duke e cilësuar edhe njëherë aferë.
“BE të hetojë, Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes në Durrës” tha ai.