Pavarësisht arritjes së marrëveshjes për kartat e identitetit, Serbia ka parashikuar që nga 1 shtatori në Kosovë do të ketë paqëndrueshmëri.
“Ne kemi një situatë shumë komplekse në Kosovë”, ka thënë Bërnabiç për Radio Televizionin e Serbisë.
Ajo ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i gatshëm për kompromis.
“Ne nuk jemi marrë vesh për asgjë për targat, Abin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis, kemi propozuar zgjidhje të caktuara, ai nuk ka dashur të pranojë dhe bisedimet janë ende në vazhdim”, tha ajo.