Performanca e grupit të rrokut, “Asgjë sikur dielli”, në SunnyHill shkaktoi polemika për sa i përket vendosjes së simbolit komunistë në flamurin kombëtar.
Për këto polemika ka reaguar dhe vetë lideri i bandës, Alban Nimani. Ai është shprehur se kënga nuk është gjë tjetër veç se nuk ka lidhje me akuzat që po bëhen në rrjet edhe nga politikanë.
Nimani ka sqaruar se familja e tij ka qenë e përndjekur politikisht dhe se kënga nuk ka qëllimi tjetër veç se një parodi e stilit Monty Python.
Reagimi i Alban Nimanit
Video klipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.
Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i perkasim familjeve të persekutuara.