-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagoi për skandalin me flamurin në Katar/ Ministri i Kosovës: Serbët më kanë kërcënuar me jetë!

Kryesoret

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku, deklaroi se është kërcënuar me jetë nga serbët. Çeku u shpreh se ka marrë kërcënime si në rrjetet sociale, ashtu edhe në mënyrë private.

Sipas tij kërcënimet përmbanin fyerje dhe gjuhë të urrejtjes, ku nënvizoi se ato erdhën pas reagimit ndaj flamurit, ku gjendej harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë, shpalosur fillimisht nga tifozët serbë në Botërorin “Katar 2022” dhe më pas nga futbollistët serbë në dhomat e zhveshjes.

Sipas tij, shovinizmi serb është rreziku më i madh për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar të shtunën se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit, për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes, përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit