Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula Von Der Leyen, nga Forumi i Strategjik i Bled ka deklaruar se BE-ja ka një interes të qartë strategjik që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit evropian.
Kjo pasi, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është stabilitet evropian.
“Mendoj se, para së gjithash, duhet ta shtyjmë edhe më tej integrimin e ekonomive tona. Kjo është arsyeja pse ne kemi publikuar Planin Ekonomik dhe Investues prej 9 miliardë eurosh fonde të BE-së, me potencial për të mobilizuar më shumë se 20 miliardë euro investime për Ballkanin Perëndimor”.
Për të unioni duhet të sigurohet që çdo hap i një vendi drejt demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të barabarta, ta afrojë atë me Bashkimin Evropian.
“Kjo është arsyeja pse hapja e procesit të anëtarësimit dhe negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një moment historik i vërtetë”.
Ajo e ka cilësuar si një sukses të madh demokratik për popullin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe për pjesën tjetër të Evropës.