Flamuri kuqezi me një yll në mes shkaktoi polemika në opinionin publik si dhe te opozita, pasi ishte i ngjashëm me atë komunistë.
Reagimeve të opozitës i është kundërpërgjigjur, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj. Ky i fundit është shprehur se nuk mund të luftohet komunizmi me metoda komuniste.
Duke nënkuptuar këtu reagimin e ashpër të opozitës.
Ai ka treguar po ashtu se flamuri është përdorur për satirë kundër regjimit.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit!
@albannimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!” ka shkruar ai në Twitter.
Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste!
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 29, 2022
Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve!
Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat! ✌️ https://t.co/Ik4DLifjcV pic.twitter.com/y2gjcKRa1h
Nata e tretë e SunnyHill
Në mbyllje të festivalit të Dua Lipës në skenën gjigante para mijëra të rinjve papritur është shfaqur flamuri shqiptar me yllin komunist në krye. Një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, për t’u hequr përgjithmonë në 1992.
Nuk dihet nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit. Por kjo foto ka shkaktuar shumë “zhurmë” në rrjet pasi “ylli komunist” përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Hoxhës.