Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në Twitter është shprehur se Ballkani i Hapur është në dëm të vendeve të rajonit.
Meta shkruan se Ballkani i Hapur është një nismë jo transparente dhe përçarëse që i shërben protagonizmit.
“Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.
Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane”, shkruan Meta në Twitter.
1/2 Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë. https://t.co/To7CyiHmXJ
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) August 30, 2022