-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Xhorxh Soros arkitekt i korrupsionit në Shqipëri

Kryesoret

Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim me ekspertë u shpreh se shqiptarët po varfërohen në mënyrë të frikshme.

Ai theksoi se këtu punët publike ndërtohen me çmime të tetëfishta krahasuar me Europën.

“Sot kemi bukuri mahnitëse por ata që i zotërojnë janë thjesht klientelë. Turizmin e merr burri i ministres. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjerë që nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç frymëzimit.

Shqiptarët vidhen ndoshta sa asnjë popull tjetër në botë, apo Europë. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara si maskë për të plaçkitur mbi 1 mln e gjysmë euro.

Ky ka një emër, një kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh në Beograd.

Ai shërben si maska e Edi Ramës për të ndërtuar Dubain. Kompani të tjera gjigandë instalohen pa garë. 760mln merren pa garë. Afera multimiliardëshe e Butrintit. Në Butrint përfiton vetëm një mafie që bën gjithçka.

Nuk ka asnjë denoncim për shkelje madhore të konkurrencës që janë bazë kryesore e vjedhjeve të mëdha.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit