Besnik Pjetri nga fshati Troshan i Lezhës që mbrëmë ekzekutoi ish-vjehrrin dhe kunatin pas sherrit për divorcin është babai i dy vajzave.
Ai prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.
Ish-vjehrri Pjetër Përjaku dhe kunati Genti Përjakun u qëlluan tek banesa e tyre pas konfliktit për shkak të ndarjes. Por ky nuk ishte konflikti i parë.
Pas ndarjes, Pjetri kishte udhëtuar edhe në Itali duke përndjekur dhe dhunuar ish-gruan. Gjykata në Itali e dënoi me 2 vite burg.
Por inati i Pjetrit ishte i vjetër dhe e ndoqi familjen Përnjaku në momentin që u kthyen në Shqipëri.
Sapo zbritën nga avioni dhe erdhën në shtëpi, ai shkoi duke debatuar më pas i qëlloi për vdekje.