Një ngjarje e rëndë, ku 5 burra përdhunuan një 11 vjeçare ka tronditur mbarë shqiptarinë. Një prej tyre ka qenë një djalë 19-vjeç, dhe babai i tij e dorëzuar vetë në polici,
Shkëlqim Kameri ka thënë se djali i tij s’ka shkuar në shtëpi që nga dita kur ka ndodhur rasti.
Ai ka thënë se do ta ketë problem që të angazhojë avokat për djalin, meqë s’kanë kushte të mira financiare.
“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt në ujë, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, ka deklaruar ai për Sinjalin.
Babai i 19-vjeçarit ka thënë se djalin e ka takuar në rrugë kur kanë dalë që ta kërkojnë, meqë s’ka shkuar në shtëpi.
“Ma mirë me qenë të dekt, se të gjallë. Shkelqimi s’ka qenë në shpi, se kom ditë ku osht. Unë vet e kom dorëzu në Polici. Në Koliq e kemi taku. Kena dalë me lyp edhe na ka dalë në udhe përpara”, ka deklaruar babai i të dyshuarit.
Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria”.
Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën.
Edhe pse e ka ditur që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.