Dy të vdekur në Lezhë pas sherrit për divorcin. Viktimat janë babë e bir, Pjetër dhe Genti Përnjaku.
Pasditen e sotme kishin ardhur nga Italia. Ish-dhëndri sapo mëson se kishin ardhur troket në derë me kallashin në krah.
Debati mes palëve agravoi për shkak të divorcit që nuk e pranonte dhe Besnik Pjetri zbrazi armën duke lënë të vdekur babë e bir.
Autori ende nuk është arrestuar. Krimi i rëndë në familje ka tronditur jo vetëm zonën Grykë Zezë por gjithë Lezhën.