Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik të hënën në Kosovë ku një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeç, është përdhunuar nga 5 persona për rreth 7 orë në një park të kryeqytetit.
Në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë
Në këtë reagim qytetar nuk morën pjesë ndonjë prej figurave të njohura publike apo krerët e institucioneve shtetërore, ndonëse gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta.
Pas reagimeve të shumë zyrtarëve, artistëve dhe shoqërisë civile mesa duket jo të gjithë e dënojnë aktin e pashembullt pasi disa akuzojnë të miturën për këtv situatë.
Pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale, disa komente janë tepër shokuese ku kryesisht shihet se janë bërë nga gjinia mashkullore.
“Veshje provokative”, “ka dasht vet ajo”, “kërkush nuk të merr me zor”, janë vetëm disa nga komentet e neveritshme të cilat amnistojnë dhunuesit./Express