Kryefjalë e mediave dje ishte lajmi për dorëheqjen e drejtorit të policisë së shtetit, që Gledis Nano e mohoi vetë duke rrëzuar aludimet.
Por në këtë situatë ku ndodhet rendi dhe pozicioni i Nanos, deputeti i PD-së, Dashnor Sula i ka dalë në mbrojtje.
Ai është demokrati i vetëm, të paktën publikisht që është artikuluar në krah të Nanos.
“Pse kërkoja mbështetjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë nga partnerët ndërkombëtarë!
Kur Gledis Nano u emërua pata deklaruar se për herë të parë shkonte një njeri pa asnjë të shkuar të dyshimtë.
Po ashtu thash që Nano nuk shkon në atë post për shkak të lidhjeve politike.
I bëra thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të mbështesnin Gledis Nanon.
Se nuk do përballej vetëm me krimin e organizuar por edhe me mbrojtësit me pushtet të tyre.
Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Mediat por edhe burimet e mia më konfirmojnë se Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Mbetet për tu patë sesi do vijojnë zhvillimet. Por është e qartë që në puna e tij në më pak se 1 vit në krye të policisë ka qenë e mbushur me pengesa.
(Mos këtu se është i yni e mos aty se është i yni). Kryeministri nuk mund të pranojë që të ketë një Drejtor Policie që mund ti surprizojë nga dita në ditë.
Ai do në krye të bluve një njeri që si çdo gjë në vend ta ketë lehtësisht të kontrollueshëm.
Nëse kjo nuk është pranuar vërtet nga Gledis Nano, ai do jetë shembull frymëzimi për tu mos bërë pjesë e pazareve e presioneve.
Ai do i jap leksion të mirë politikanëve që pushteti individual nuk është më i rëndësishëm se siguria, mirëqënja e të gjithë shqiptarëve” shkruan ai.