Ish-lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Agjencitë shtetërore të Rusisë raportuan se Gorbachev ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë.
“Mikhail Sergeevich Gorbachev vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë”, konfirmoi spitali në Moskë.
Gorbachev është bërë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitin 1985, ndërsa mbahet mend për zbatimin e reformave të thella politike dhe ekonomike.
Kush ishte Mikhail Gorbaçov?
Mikhail Gorbaçov ishte Sekretari i fundit i përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik.
Ai solli ndryshime masive ekonomike, sociale dhe politike dhe ndihmoi në dhënien fund të Bashkimit Sovjetik dhe Luftës së Ftohtë.