-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet papritur nga jeta fituesja e Palmës së Artë në Kanë

Kryesoret

Aktorja dhe modelja afrikano-jugore Charlbi Dean ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 32-vjeçarja që fitoi Palmën e Artë në Kanë  në vitin 2022 me “Triangle of Sadness”, ndërroi jetë në një spital të Nju Jorkut “nga një sëmundje e papritur”.

Përpara se të luante me Harris Dickinson dhe Woody Harrelson në satirën e egër të kapitalizmit të Ruben Östlund, e cila do të shfaqet në kinematë amerikane më 7 tetor, Charlbi bëri emër për pjesën e Syonide, një personazh i përsëritur në serialin komik DC. Comics ‘ Rrufeja e Zezë’ në CW.

Në “Triangle of Sadness”, “Trekëndëshi i trishtimit” aktorja e re kishte pjesën e modeles Yaya, një nga të ftuarat për një lundrim në një superjaht luksoz, drejtimi i të cilit është nga një marksist i pakalueshëm dhe që përfundon në mënyrë katastrofike me të mbijetuarit e braktisur në një ishull të shkretë.

Charlbi ka lindur në vitin 1990 në Cape Town. Ajo bëri debutimin e saj si modele në moshën gjashtë vjeçare dhe në kinema në moshën dhjetë vjeçare në komedinë ‘Spud’ me John Cleese dhe Troye Sivan. Më pas ajo u shfaq në filmat ‘Death Race 3: Inferno’ (2013), ‘Blood in the Ëater’ (2016), ‘Don’t Sleep’ (2017) dhe ‘Porthole’ (2018). Si modele ajo kishte punuar për fushatat Guess, Benetton dhe Ralph Lauren.

Në vitin 2008, ajo i mbijetoi një aksidenti të rëndë automobilistik që e la me kocka të thyera dhe një pneumotoraks. Nuk ka ende asnjë tregues për sëmundjen që ka qenë fatale për të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit