-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndalimi i vizave për rusët, Gjermania: Opozitarët bëjnë përjashtim

Kryesoret

tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka kërkuan përjashtimin e opozitarëve rusë nga ndalimi i vizave.

Berlini është gati të pezullojë një marrëveshje për lehtësimin e vizave me Rusinë dhe të ndalojë lëshimin e vizave të shumëfishta ose vizave shumëvjeçare, tha Baerbock. 

Gjatë një takimi jozyrtar dy-ditor në Pragë, ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm të BE-së po shqyrtojnë masa të mëtejshme kundër Rusisë. Po ashtu pjesë e diskutimit është bërë dhe ndalimi i rusëve si turist, gjë që u propozua nga Evropa Lindore.

Qeveria gjermane dëshiron t’u mundësojë “njerëzve të përndjekur në Rusi të largohen nga vendi shumë shpejt”, tha Baerbock. 

“Ne nuk i ndëshkojmë ata që kanë ende guximin të ngrihen kundër këtij regjimi”, tha ajo.

Mundësia e vizave duhet të ofrojë strehë jo vetëm për “gazetarët shumë të njohur apo opozitarë shumë të njohur, por duhet t’u lëmë edhe studentëve që kanë guximin në universitetin e tyre të informohen diku tjetër”, tha ministri.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se Rusia do të vazhdojë të përbëjë një kërcënim për sigurinë dhe lirinë tonë në të ardhmen e afërt, shtoi ajo. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit