-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euroactiv: “Ballkani i Hapur” po dëmton rajonin

Kryesoret

Shkrimi nga Euroactiv

Nisma ‘Ballkani i Hapur’, i nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të ketë implikime negative. Kjo i referohet një studimi të financuar nga Rockefeller Brothers nga Forumi Ballkanik.

Open Balkan, i quajtur më parë ‘Mini-Shengen’, parashikon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave nëpër vendet anëtare.

Por jo të gjithë janë të bindur.

Studimi thote se nismë do të shkonte paralelisht me Procesin e Berlinit, por nuk është kështu.

“Përfshirja e gjysmës së BB6 në nismën e Ballkanit të Hapur mund të ketë implikime negative”, zbuloi studimi.

Duke shtuar se nisma rrezikon të zëvendësojë qëllimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë e Berlinit.

“Megjithëse nisma e Ballkanit të Hapur nuk lindi domosdoshmërisht nga zhgënjimi për çështjet e zgjerimit.

Udhëheqësit e përfshirë duket se e mirëpresin idenë se nuk duhet të adresojnë standardet evropiane brenda saj” thotë studimi.

Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi aktualisht nuk janë pjesë e procesit. Në rastin e Kosovës, ka shqetësime për Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shembull, ka kundërshtuar haptazi nismën dhe qëllimet e saj.

Udhëheqja e Bosnjë-Hercegovinës ka thënë se ajo kërcënon pavarësinë e saj.

Mali i Zi duket se është më kurioz për perspektivat, por ka të ngjarë të vendoset në prapavijë, duke marrë parasysh sfidat e fundit politike.

Autorët pohojnë se “Ballkani i Hapur” mund të rrisë më tej ndarjet rajonale.

Ndërkohë, BE-ja është treguar e kujdesshme në komentet e saj për nismën.

Burime të tjera në Bruksel kanë përsëritur qëndrimin.

Megjithatë, në këtë rast, projekti mbetet i mangët për sa kohë kufizohet vetëm në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit