-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat e “dorëheqjes” së Gledis Nanos

Kryesoret

Në portale qarkulloi një ditë më parë lajmi se Gledis Nano, kreu i Policisë së Shtetit, ka dhënë dorëheqjen. Megjithatë, ky lajm në një moment nuk u konfirmua nga Policia e Shtetit.

Pas lajmeve të para, në media qarkulluan edhe të tjera detaje, ku u aludua se mes Nanos dhe ministrit Çuçi kishte pasur një përplasje në zyrë.

Këto lajme bën që të reagojë edhe Gledis Nano. “Nuk jam dorëhequr dhe nuk kam ndërmend të dorëhiqem”. Më tej, kreu i Policisë së Shtetit bëhet me dije se në një bisedë që ka pasur me gazetarin e Euronews ka thënë se nuk e kuptonte atë sulm ndaj tij, pasi po aludohej për dhënie dorëheqjeje.

Pavarësisht mohimeve, në portale nisën të qarkullojnë edhe emrat e parë si zëvendësues të mundshëm të Nanos. Muhamet Rrumbullakun, një prej funksionarëve më të vjetër në radhët e kësaj strukture. Lorenc Panganikës, edhe ky me karrierë të pasur dhe prej shumë e shumë vitesh ka qenë në krye të drejtorive të qarqeve, që nga Korça e Berati deri në Shkodër dhe Tiranë.

Lajmet e fundit për dorëheqjen e Nanos nuk janë një rrufe në qiell të hapur. Vendi është përfshirë së fundmi nga ngjarje të rënda kriminale. Pak ditë më parë pati edhe protesta për dorëheqjen e tij, pas ngjarjes së Potamit. Një vogëlushe 7-vjeçare humbi jetën atje pasi u përplas me skaf nga Arjan Tase, drejtues policie.

Megjithatë, tashmë duhen pritur ditët në vijim për të mësuar të vërtetën, nëse Nano do të dorëhiqet, shkarkohet apo do të vijojë të qëndrojë në detyrën e kryepolicit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit