-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sllovenia emëron emisar special për Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Sllovenia këtë të martë ka emëruar të dërguarën e vet speciale për Ballkanin Perëndimor.

Kështu të paktën ka bërë të ditur ministrja e jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

Kryediplomatja sllovene e ka njoftuar emërimin e Anzhej Frangesh si emisar speciale për Ballkanin Perëndimor në takim me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“E informova zëvendës ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar për emërimin e të dërguarit tonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pres bashkëpunim me ju”, ka shkruar Fajon, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme sllovene ka postuar në Twitter.

Ndryshe takimi ndërmjet Tanja Fajon dhe Gabriel Escobar u zhvillua në Bled të Sllovenisë në kuadër të forumit për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim ishte prezentë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

“Ministrja Fajon dhe i dërguari speciale për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, pritën në takim kolegët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut. Ata diskutuan se si Sllovenia mund të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe situatën në rajon”, ka shkruar Ministria e Jashtme e Sllovenisë në një njoftim në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit