-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vranë në krye të detyrës, Rama u akordon fëmijëve jetimë shpenzimet nga shteti

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë i ka arkoduar bijëve të Major Klodian Tranushit, dhe Leonard Kamberit statusin “Fëmijët në Përkujdese të Republikës”, si shprehje e zotimit tonë për t’iu bërë krah fëmijëve të tyre, me pagesën deri në 150% të pagës së prindit dhe paketën e plotë të mbështetjes nga shteti, derisa të jenë të zotët e vete.

Pas dy fazave të para, ku Statusi i veçantë i është akorduar 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera, do të vijojë procesi i shqyrtimit të dosjeve nga komisioni i posaçëm për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”

“Ne na vjen mirë që i japim mbështetje fëmijëve, natyrisht se asgjë nuk e kthen prindërin. Baballarët e tyre ishin shërbëtor të denjë të Republikës së Shqipërisë. Ne do jemi gjatë gjithë kohës me ju, përmes qeverisë. Nga ana financiare do jenë sikur ta kenë prindërit gjallë. Kjo është një paketë financiare e plotë, derisa të dali në jetë”, tha Rama.

Major Klodian Tanushi ra në krye të detyrës si pasojë e një shpërthimi në bazën Adazi në Letoni, ku është i dislokuar grup-batalioni i NATO-s dhe kontingjenti shqiptar për asgjësimin e municioneve që ai drejtonte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit