Mëngjesin e sotëm Faruk Ozer, i cilësuar si bosi turk i “Bitcoin” u arrestua në Himarë së bashku me dy persona të tjerë.
Policia i shkoi në banesë duke e kapur në gjumë në kuadër të operacionit të koduar koduar “Brain”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.
Materialet e sekuestruara janë me vlerë për hetimin dhe lëvizjet e turkut që mashtroi qindra qytetarë të vendit të tij dhe u arratis me 2 mld dollarë.