-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është nipi i “mbretit” që fshehu bosin turk në Shqipëri?

Kryesoret

Policia shqiptare arrestoi në Himarë turkun e shpallur në kërkim ndërkombëtar Faruk Ozer, 29-vjeç i arratisur në prill të vitit 2021.

Ai dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë cash.

Shumën e fitoi duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”.

I riu mashtroi rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij ‘Thodex’.

Por kush e strehoi në Shqipëri?

Bashkë me Faruk Ozer, policia arrestoi edhe Edevaldo Haxhiun.

Ai është nipi i Armand Dukës, që e ktheu FSHF-së në “mbretëri” pasi fitoi mandatin e gjashtë në mars të këtij viti.

Haxhiu është arrestuar edhe vitin e kaluar më të  njëjtën akuzë, por u lirua.

Ai akuzohet se e ndihmoi turkun që të fshihej në një banesë me qira në qytetin e Elbasanit, në rrugën “5 Maji”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit