Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës pasi ka vjedhur një automjet.
Sipas policisë është finalizuar operacionin policor i koduar “Bared”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja e një vjedhjeje të ndodhur më datë 27.08.2022, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:
– V. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi dyshohet se me datë 27.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases V. K.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas denoncimit të shtetases V. K., kanë filluar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat, kanë bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit, si dhe lokalizimin e gjetjen e automjetit të vjedhur prej tij.