-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD-PS miratuan rezolutën për BE/ Presidenti: Akt i çmuar!

Kryesoret

Presidenti i vendit Bajram Begaj, përmes një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar për miratimin e rezolutës me 114 vota nga PD-PS, për integrimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se miratimi i kësaj rezolute është dëshmi e e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme për transformimin demokratik.

LIVE/ PD-PS votojnë rezolutën për integrimin në BE

Postimi i Begajt

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.
Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.
Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.
Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit