Dy punëtorë janë asfiksuar nga zjarri dhe tymi në fabrikën e sfungjerëve në Kombinat mesditën e sotme. Zjarri shkrumboi magazinën.
Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit. Policia deklaron se po vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtëllungat e tymit mbulon Tiranën, pasi zjarri ishte masiv duke djegur gjithçka që kishte brenda.