-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 cent më pak për naftën, qeveria italiane shtyn reduktimin deri në tetor

Kryesoret

Qeveria italiane ka marrë sot masën e zgjatjes së urdhëresës për të mbajtur të ulur me 30.1 cent për litër çmimin e naftës e benzinës deri më datë 5 tetor.

Ministria e Financës me një komunikim të përbashkët ka informuar vendimin të mbajë të bllokuar me 30.1 cent më pak litrin e karburantit deri më datën 5 tetor.

Dekreti në fuqi kishte si afat të fundit datën 20 shtator, por mesa duket zgjidhja e 25 shtatorit kanë qenë një shtysë më shumë për qeverinë, në zgjatjen e saj dhe për dy javë të tjera rresht.

Ajo që preokupon më shumë është rritja e çmimit të naftës që në vetëshërbim shënon 1.84 euro për litër, ndërsa benzina është në vlerën 1.77 euro për litër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit