-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çanak: Është çështje kohe që Vuçiç ta pranojë Kosovën

Kryesoret

Kreu i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak, ka thënë sot se duke pranuar dokumentet e identifikimit, Serbia praktikisht e ka njohur Republikën e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i presidentit serb, Aleksander Vucic për të pranuar dokumentet e Kosovës ka qenë një “lëvizje korrekte e detyruar”, shkruan Danas.

I pyetur nga Beta nëse presidenti serb Vuçiç do t’i njohë edhe targat RKS, Canak tha se nuk ka dallim në mes të njohjes së letërnjoftimeve dhe targave dhe se është logjike që Serbia t’i njohë edhe targat RKS.

“Meqenëse rubikoni është kapërcyer, është vetëm çështje kohe para se të njihen edhe targat RKS”, ka thënë politikani liberal serb.

Ai tutje ka shtuar se pret që targat “KM” të mos ndalohen, gjë që thotë se do ta dëmtojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Canak thotë se njëjtë është dëmtuar edhe Vucic me pranimin e letërnjoftimeve të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit