“Emëruam nëndrejtorin e SHISH tani sepse presidenti i mëparshëm ishte një pengesë”. Kështu u shpreh këtë të mërkurë Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.
Ndërkohë, për këtë deklaratë ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-president.
Ai u shpreh se Çuçi gënjen, pasi sipas Metës, në asnjë propozim nuk kishte ardhur në Presidencë derisa ai u largua nga zyra.
“Presidenti Meta nuk ka pasur asnjë konflikt me SHISH. Për kundra kemi pritur propozimin nga drejtori i SHISH për zëvendësin e tij i cili nuk ka ardhur asnjëherë për shkak të bllokimit nga kryeministri. Kemi bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë për të realizuar në çdo kohë një propozim që do të vinte nga kryeministri për këtë propozim vakant. Asnjëherë nuk ka ardhur një propozim i tillë në presidencë. Çuçi i partisë është atje vetëm për të gënjyer dhe për t’u përdorur siç e dinë të gjithë”, tha Meta.