-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futbolli shqiptar në krizë, Duka: Turp për mua, na e ka kaluar Kosova

Kryesoret

Gjatë një dëgjesë për hapjen apo jo të basteve sportive, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, foli edhe kreu i FSHF, Armand Duka.

Ai theksoi se nuk po kërkohet të bëhet një shpikje, pasi bastet sportive janë në të gjithë botën.

“Më behet qejfi kur Rama tha që ministrja ka kaluar në krahun tonë për rikthimin e basteve, sepse ka qenë skeptike.

Unë kur e kam propozuar nuk kemi bërë shpikje. Kemi parë që bastet sportive luhen në gjithë botën. Nuk po themi që të bëjmë një gjë që nuk ekziston”, tha Duka.

Më tej, ai bëri edhe një krahasim mes futbollit shqiptar dhe atij Kosovar. Duka u shpreh se Kosova në 3 vite e ka kaluar me 10 vende Shqipërinë.

“Turp për mua dhe për gjithë komunitetin, Kosova për 3 vjet na kaluar në 10 vende. Ka bërë ligjin e sponsorizimeve dhe na ka kaluar. Përveç basteve duhen riparë një shtrat i tërë ligjor”, theksoi ndër të tjera Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit