-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarët e “gozhdojnë” Çuçin për Nanon: Po ti nuk ke përgjegjësi?

Kryesoret

Edi Rama vendosi sot që të shkarkonte Gledis Nanon nga posti i drejtorit të policisë së shtetit me argumentin se nuk ka plotësuar objektivat për rendin dhe sigurinë.

“Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të policisë që lidhet me mos përmbushje të objektivave që kishim vendosur.

Kryesisht me situatën e krijuar në muajt e fundit, që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe menaxhim efikas. Për momentin detyrat do i ushtrojë n/drejtori i policisë” tha ministri Bledi Çuçi.

Por a do ta zgjidhë problemin ndryshimi i emrit? “Puna do të jetë e gjithanshme. Këto kanë qenë një nga arsyet kryesore, që policia dhe drejtuesi kërkon një reagim më të fortë dhe menaxhim më efikas” tha ai.

Gazetarët e pyetën ministrin nëse ndjente përgjegjësi për nivelin e kriminalitetit dhe ngjarjet e fundit, apo fajin e kishte vetëm drejtori?

“Pa diskutim ka shkallë përgjegjësie. Deri tani qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit përmes shkarkimit të drejtorit është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit