Edi Rama vendosi sot që të shkarkonte Gledis Nanon nga posti i drejtorit të policisë së shtetit. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.
“Policia e Shtetit dhe drejtuesi kryesor i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve dhe një menaxhim më efikas.
Ndryshimi i menaxhimit është besoj unë një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, tha ministri Çuçi.
Gledis Nano ka mbajtur detyra të rëndësishme. Që prej 17 shkurtit 2016 ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit.
Puna e kryer si drejtues i Antiterrorit, i rriti kredencialet Gledis Nanos edhe në sytë e amerikanëve, të cilët nuk kanë hezituar ta vlerësojnë.
Ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë gjatë ushtrimit të detyrës me selinë pranë rrugës së Elbasanit.
Ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm në 6 tetor 2021 pas dorëheqjes së Ardi Veliut dhe e ka mbajtur këtë detyrë për vetëm 10 muaj.