Pas vdekjes së Mihail Gorbaçovit politikanë të nivelit të lartë nga e gjithë bota kanë vlerësuar nobelistin e Paqes dhe kreun e fundit të Bashkimit Sovjetik.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është shprehur “thellësisht i prekur”.
“Ai ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër për dhënien fund të Luftës së Ftohtë”, u shpreh Guterres.
Presidenti amerikan, Joe Biden e cilësoi Gorbaçovin si politikan me “horizont të jashtëzakonshëm”.
Në vendin e tij Gorbaçov nisi rrugën e “reformave demokratike pas dekadash të shtypjes brutale politike”.
Gorbaçov nuk e pa “glasnostin” dhe “perestrojkën” – hapje dhe reformim “thjesht si slogane”.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ngriti lart veçanërisht rolin e Gorbaçovit për Europën.
“Ai hapi rrugën për një Europë të lirë. Këtë trashëgimi ne nuk do ta harrojmë kurrë.”
Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e vlerësoi Gorbaçovin si luftëtar për paqen dhe i shprehu ngushëllimet familjes, miqve të tij dhe popullit rus.
Emmanuel Macron e vlerësoi Gorbaçovin si “njeri të paqes, vendimet e të cilit i hapën rusëve rrugën për lirinë.”
Më tej Macron vlerësoi se “angazhimi i tij për paqen në Europë ka ndryshuar historinë tonë të përbashkët.”
Boris Johnson deklaroi se “e kam admiruar gjithmonë guximin dhe integritetin që ai tregoi, kur i dha fund Luftës së Ftohtë.”
Kryeministri në largim duke iu referuar luftës që nisi Putini në Ukrainë.
Në Gjermani Gorbaçov ka qenë shumë i vlerësuar për kontributin e tij për bashkimin e Gjermanisë.