Policia në Britanike ka sekuestruar sasi të madhe kanabis në veri të Halifax javën e kaluar.
Me të hyrë në pronë, oficerët gjetën një shtetas shqiptar duke u kujdesur për një numër të madh bimësh kanabisi të cilat ishin në faza të ndryshme rritjeje.
Po vijojnë hetimet për mënyrën sesi shtetasi shqiptar ka ardhur në vend dhe nga prona janë sekuestruar mbi 150 bimë kanabis.
Policia thotë se rritja e kanabisit është e lidhur thelbësisht me trafikimin e njerëzve dhe bandave të organizuara kriminale (OCG’S).
Policia e West Yorkshire thotë se i merr këto çështje shumë seriozisht dhe i kërkon publikut të raportojë çdo aktivitet që anëtarët e publikut mund të mendojnë se është i lidhur me trafikimin dhe/ose rritjen e kanabisit.