97 540 euro dhe 3 000 paund janë sekuestruar nga policia në Fier të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Makina tip “Nissan” u ndalua dhe u kontrollua në vendin e quajtur “Kthesa e Verrisë”, Fier.
Brenda makinës së drejtuar nga Romeo Çyçymeni me precedent në fushat e plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë u gjetën shumat monetare.
Për 28-vjeçarin banues në Kamzës ka nisur procedimi penal për pastrim parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 3 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte.