-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ylli dhe Duka: Të hapen bastet e ligjshme, përmirësojnë sportin

Kryesoret

Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Yli tha se bastet sportive duhen rihapur, por që të kontrollohen nga shteti. Ai tha se duhen mbyllur kompanitë e basteve ilegale, dhe ato që funksionojnë sipas ligjit dhe të kontrollohen nga shteti.

“Është një takim pak i vonuar, kam qenë në parlament dhe kam votuar për mbylljen e basteve dhe u bënë mirë që u mbyllën, por bëjmë një pyetje tjetër, tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll, po luhet 20-30 mln lekë në javë.

Është një fenomen që unë kam thënë t’i mbyllim, po t’i mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrolloj shteti dhe jo privati, nuk ka shtet që nuk ka kompani bastesh, si do i themi një qytetari europian që do të luajë, që ne s’e kemi ligjin”, tha Ylli.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur pro hapjes së basteve, ku sipas tij fondet që do të vinin nga menaxhimi i rregullt i tyre do të shërbenin për të infrastukturën e nevojshme për futbollit.

“Nuk kemi bërë shpikje, baste luhen në të gjithë botën, por me rregulla, duhen të detajuar si funksionojnë, ato që luhen, të luhen në mënyrë të ligjshme, liron dhe ministrinë e brendshme sepse nuk ka aktivitet kriminel.

Duhet si një nevojë për financim që ka sporti, kjo është një mënyrë që ne mund të bëjmë diçka për sportin.

I duam për të ndërtuar fushat, kryesisht në Tiranë, se jemi në një mungesë të madhe të infrastrukturës, ne nuk po u japim shqiptareve atë që duan dhe qeveria ka mundësi të tjera për t’ia dhënë fëmijëve infrastrukturën sportive, unë nuk besoj se plani 2 vjecar do na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë”, tha Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit