Besnik Pjetri, 45-vjeçari, autori i krimit të dyfishtë në Lezhë është ende i liri. Ngjarja tronditi vendin dhe të vrarë mbetën babë e bir, Pjerin dhe Gent Përjakun.
Krimi makabër ndodhi në Grykë Zezë, Lezhë. Ish-dhëndri, Besnik Pjetri edhe pse kishte 6 vite i divorcuar me gruan, ende kishte konflikte me familjarët e saj.
Banorët e zonës shprehen ishin një familje e mrekullueshme. “Familje e mirë, e mrekullueshme. Taksirati të gjen”, u shpreh ai.
“Kanë pas jetuar këtu, por para 20 vitesh kanë ikur në Itali. Vinin çdo vit këtej në Shqipëri rrinin deri në 10 ditë.
Për ngjarjen e ndodhur të hënën nuk ka asnjë të dënuar. Policia ka kryer kontrolle në zonë, por Pjetri është ende në arrati.