Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka paralajmëruar shqiptarët se do të përballen me një dimër të vështirë.
Ai tha se qeveria do të rrisë çmimin e energjisë elektrike.
“Kështu, nga tetori e tutje, familjet shqiptare, do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në muajt e ftohtë të vitit.
Ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm”, tha Bozdo.
“Pavarësisht se çfarë deklaron Rama sot, dhe se si e justifikon këtë vendim, nga tetori të gjithë do të paguajmë shumë më shtrenjtë.
Direkt apo indirekt. Çmimet e ushqimeve bazë, që janë rritur me 20%, prej këtij vendimi, do të shtrenjtohen më tej. Shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, jo për shkak të botës, por për shkak të Ramës. Me një Kryeministër amator dhe rrenacak profesionist, Shqipëria është në rrezik”, tha Bozdo.