-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Perdhunimi i të miturës në Kosovë, Meta: Mbështes protestën, akt i rëndë!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetje për protestën që do të mbahet këtë të mërkurë, në orën 18:30 në sheshin Nënë Tereza.

Protesta do bëhet në lidhje me përdhunimin 11-vjeçares në Kosovë/

Meta shkruan se solidarizohet me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj këtij krimi të rëndë.

“Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit