Qeveria bën një kthesë të fortë duke rihapur bastet sportive pas 4 vitesh.
Kryeministri Edi Rama organizaoi sot një dëgjesë publike për rikthimin e basteve sportive pas kërkesës së Komitetit Olimpik Shqiptar.
Aktiviteti nisi me fjalën e Kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se mbyllja e basteve dhe lotarive me ligj është vendimi i duhur që ka ndërmarrë qeveria disa vite më parë.
Por ai bëri prapaktheu për të ardhmen duke renditur arsyet pse duhet të rihapen.
“Nëse shohim përpara ku duhet të jemi si nata me ditën. Kemi pasur një bashkëpunim shumë pozitiv me FSHF-në, kemi bërë disa stadiume.
Por faktikisht nevojat janë shumë më tepër, sesa ato që kemi plotësuar.
Pse mos ua heqim nga duart atyre që shumë më tepër sesa 5 milionë i qarkullojnë nuk paguajnë asnjë taksë dhe ushqejnë të gjithë të keqen.
Kemi bërë shumë përpjekje. Por online, bastet online, në të zezë është i pandalueshëm. Është e pamundur të bllokohet sistemi.
Kjo më bën të prirur për të qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhje. Është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin” tha ai.
Por ai siguroi se “nuk do të kthehemi te sallat, batërdia e lojërave të fatit.
As baste apo makineta. Po konsiderojmë bastet sportive online dhe asgjë tjetër.
Salla parazitësh në Shqipëri ku mblidhen njerëzit dhe luajnë për të hedhur në erë ato kursime nuk do të ketë” tha ai.
Nëse bastet do të hapen, drejtori i lojërave të fatit tha se “100 mln euro do të jenë të ardhurat në shtetet nga 50 milionë”.