-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama drejt Beogradit, marrëveshjet që do të firmosë me Vuçiçin

Kryesoret

Nesër Edi Rama do të udhëtojë drejt Beogradit. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të drejtojë më datë 2 Shtator punimet e samitit të iniciativës së “Ballkanit të hapur” në Beograd që zhvillohet pas panairit të verërave dhe ushqimit. Në këtë samit krahas kryeministrave të Shqipërisë, Edi Rama dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Shtetet anëtare të kësaj iniciative do të jenë te pranishëm në Pallatin e Serbisë dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Zoran Tegeltija, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Sijarto si dhe ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavuşoğlu.

Në samit do të firmoset marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mekanizmave të sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje parashikon parandalimin e mungesës së produkteve bazë bujqësore dhe ushqimore.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe asistencës ndërmjet anëtarëve të “Ballkanit të hapur” parashikohet në rast të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit, si pasojë e krizës globale.

Sipas marrëveshjes, palët bien dakord që mes anëtarëve të nismës “Ballkani i hapur” të mos ketë ndalim të rieksportit të produkteve bazë bujqësore dhe ushqimore.

Në fushën e kulturës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, në samitin e Beogradit nenshkruhet memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e kinematografisë dhe veprimtarisë audiovizive.

Parashikohet edhe miratimi i Planit Operativ në fushën e mbrojtjes civile për përballjen me fatkeqësitë natyrore në Europën Juglindore, si dhe anëtarësimi në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit