-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet drejtoresha e “Pastrimit të Parave”, ja kush ia zuri vendin

Kryesoret

Iris Ago është liruar nga detyra e Drejtoreshës së Përgjithshme të pastrimi të parave.

VENDIMI:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në bazë të vendimi të Këshillit të Ministrave, vendin e Agos do ta zërë Ervin Koçi.

Këtë të mërkurë, KM njoftoi se shkarkimet e bërë janë për arsye të mos përmbushjes së detyrave. Nga ana tjetër një pjesë e tyre do të emërohen në pozicione më të përshtatshme sqaroi, zv. kryeministria Belinda Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit