Mesditën e sotme në një aksion blic, policia ka bllokuar pranë stadiumit “Dinamo” makinën me të cilën po lëvizte Sali Lushaj.
Në vendin e ngjarjes kishte prezencë të lartë policie dhe pas kontrollit të makinës, Lushaj u shoqërua, sipas mediave.
Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë. Ende nga policia nuk ka asnjë njoftim për mediat.