Sfidë e re nga presidenti turk Tajip Erdogan. NATO ka qenë edhe në shënjestër të presidentit turk, që ka lëshuar të shtëna direkte ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, por edhe akuza provokuese ndaj Greqisë.
“Ne e dimë se ata që shkaktojnë trazira me ngacmime në çdo rast në Egje janë vetëm pengje dhe se luftën e vërtetë e bëjnë ata që qëndrojnë pas tyre. Ne e dimë shumë mirë se ku e transferoi NATO-ja fuqinë e saj, e cila nuk na mbështeti në kulmin e kërcënimeve ndaj vendit tonë”.