Të shtëna me armë janë regjistruar në një shkollë në Washingron, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy nxënës.
Autori i ngjarjes është një 15-vjeçar i cili është arrestuar.
Shefi i policisë Robert Contee tha se të shtënat u raportuan pak para orës 10 të mëngjesit të së mërkurës pranë Shkollës Publike IDEA.
Contee tha se tre nxënësit e përfshirë ishin larguar të gjithë nga shkolla më herët në mëngjes.
Contee tha se menjëherë pasi studentët u larguan nga shkolla, ata u përfshinë në një konflikt. 15-vjeçari qëlloi me armë në drejti të dy të tjerëve, duke i lënë të plagosur.
Dy nxënësit u transportuan në një spital aty pranë. Autori i dyshuar u arrestua.